– Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes sime as dëm, as dobi, veç asaj që dëshiron Allahu”. Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë. – Llogaria dhe ndëshkimi i drejtë është në dorën e Allahut të vetëm e të pashoq në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai e lëshon ndëshkimin e Tij mbi ta kur të vijë koha e përcaktuar prej Tij.
E gjitha kjo ndodh sipas urtësisë së Tij hyjnore. Kur të vijë ai çast, ata nuk kanë mundësi ta vonojnë e as ta përshpejtojnë. Le të kenë frikë kundërshtuesit, që me injorancën e tyre kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit. Ata po kërkojnë përshpejtimin e një ndëshkimi që, po filloi të zbresë, askush nuk mund ta pengojë dhe largojë nga populli zullumqar e kriminel.