Select Page

158. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!

– “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju.” – Unë jam i dërguari i Zotit për të gjithë njerëzimin, për arabët dhe joarabët, për ehli kitab-ët dhe për ata që nuk kanë libër qiellor. – “Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të...

157. për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin arab, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij – këta janë ata të shpëtuarit.

– “… për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin arab, …” – Allahu i Madhëruar e veçon rëndësinë e besimit te Profeti i Tij i përzgjedhur, duke e dalluar mbi besimin e të gjithë profetëve. Ky profet, i cili nuk dinte të lexonte dhe të shkruante,...

156. Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër! Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti!” Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona.

– “Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër! …” – Mirësia për të cilën lutet Musai është dituria e dobishme, një furnizim i gjerë hallall dhe vepra të mira. Por të mirat nuk kërkohen vetëm për në dynja, por edhe për në...

155. Dhe Musai zgjodhi shtatëdhjetë veta nga populli i vet për vendin tonë të takimit. Kur ata i rrëmbeu tronditja e fuqishme ai tha: “O Zoti im! Po të kishe dashur Ti, do të na kishe shkatërruar më parë, si ata, edhe mua. A po na shkatërron për atë që vepruan mendjelehtët nga mesi ynë? Kjo është vetëm një sprovë e urdhëruar nga Ti, me të cilën e lë të humbur atë që Ti do dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ti do. Ti je Mbrojtësi ynë. Na fal e na mëshiro, sepse Ti je më i Miri Falës!

– “Dhe Musai zgjodhi shtatëdhjetë veta nga populli i vet për vendin tonë të takimit.” – Kur bijtë e Izraelit u penduan dhe u kthyen në rrugën e drejtë, Musa zgjodhi shtatëdhjetë burra ndër më të mirët, me qëllim që të kërkonin falje për popullin e tyre....