Select Page

164. Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?”, këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj dhe me shpresë që ata mund t’i frikësohen.

– “Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?” – Ata dukej sikur thoshin: Nuk ka asnjë dobi këshilla drejtuar atyre që kanë marrë guximin të shkelin kufijtë e Allahut të...

163. Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet dhe që shkelte rregullin e të shtunës (sabathit)! Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin. Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë.

– “Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet …” – Pyeti ata, domethënë, bijtë e Izraelit, për popullin që jetonin në bregdet dhe që kishin marrë nga i Madhërishmi disa porosi tepër të rëndësishme. Pyeti ata për historinë e tyre, se si ata e shkelën...

162. Por të këqijtë nga mesi i tyre e ndryshuan fjalën që u ishte dhënë me një tjetër fjalë; prandaj Ne zbritëm kundër tyre një dënim të madh nga qielli për padrejtësitë e tyre.

– “Por të këqijtë nga mesi i tyre e ndryshuan fjalën që u ishte dhënë me një tjetër fjalë; prandaj …” – Ata nuk iu bindën Allahut të Lartësuar, por e thyen dhe e përçmuan urdhrin e Tij. Ata e zëvendësuan fjalën që iu kërkua me një fjalë tjetër. Në...

161. Atyre iu tha: “Jetoni në këtë vend dhe merrni nga mirësitë e tij ku të dëshironi, por thoni “Na fal!” dhe hyni në portat e tij duke rënë në sexhde, që t’jua falim gjynahet, ndërsa vepërmirëve t’ua shtojmë shpërblimin.

– “Atyre iu tha: “Jetoni në këtë vend …” – Allahu i Lartësuar i udhëzoi që të hynin në atë vendbanim, që do të ishte atdheu i tyre. Bëhet fjalë për vendin e quajtur Iljae. – “… dhe merrni nga mirësitë e tij ku të dëshironi,” – Atje...

160. Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë Fise, secili më vete. Kur njerëzit (e etshëm) i kërkuan Musait ujë, Ne i shpallëm atij: “Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!”. Dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Secili Fis e dinte mirë burimin e vet. Ne bëmë që retë t’u bënin hije atyre, u zbritëm menna dhe thëllëza dhe u thamë: “Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar!”. Ata nuk na bënë Ne asnjë dëm, por dëmtuan vetveten.

– “Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë Fise, secili më vete.” – Bijtë e Izraelit ishin të ndarë në dymbëdhjetë fise, që ishin të afërt me njëri-tjetrin. Secili prej fëmijëve të Jakubit përbënte një fis më vete. – “Kur njerëzit (e etshëm) i kërkuan Musait...