– “Kur disa prej tyre thanë “Përse e këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do t’i japë një dënim të ashpër?” – Ata dukej sikur thoshin: Nuk ka asnjë dobi këshilla drejtuar atyre që kanë marrë guximin të shkelin kufijtë e Allahut të Lartësuar. Ata as që ua vënë veshin qortimeve dhe këshillave tuaja, por vazhdojnë me mospërfillje në rrugën e kundërshtimit. Për këtë arsye, nuk ka dyshim që Allahu i Lartësuar ka për t’i shkatërruar ata, por:
– “… këshilluesit thanë: “Për të kryer detyrën para Zotit tuaj …”. – Ne i qortojmë dhe i këshillojmë për t’u justifikuar para Zotit, si edhe:
– “… dhe me shpresë që ata mund t’i frikësohen.”.” – Me shpresë që ata do të heqin dorë nga mosbindja ndaj Allahut të Madhëruar. Ne nuk e humbin shpresën që Allahu i Lartësuar mund t’i udhëzojë ata në rrugë të drejtë. Mbase këshilla jonë do të ketë sukses dhe do të lërë gjurmë në zemrat e tyre.
Këto janë dy qëllimet madhore pse këshillojmë dhe ftojmë të tjerët në rrugë të drejtë: si justifikim i drejtë para Allahut të Lartësuar dhe me shpresë se ndoshta Allahu i Lartësuar ka për t’i udhëzuar ata, nëpërmjet këshillës që u bëjmë atyre.