Select Page

169. Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin, por që zgjodhën për vete stolitë e pavlera të kësaj bote dhe thoshin: “Do të na falet (gjithçka).” Por kur u vinte ndonjë kotësi tjetër e ngjashme, ata përsëri shkonin pas saj. A nuk janë zotuar ata në Libër që të mos thonë për Allahun asgjë tjetër veç së vërtetës dhe e patën studiuar mirë gjithçka në të? Bota tjetër është më e mirë për ata që janë të devotshëm. A nuk logjikoni?

– “Pas tyre erdhën të tjerë, që trashëguan Librin, …” – Brezat më vonë trashëguan Librin e Zotit, prandaj do të duhej që populli të kthehej te mësimet hyjnore të këtij Libri. Por, në të vërtetë, ata filluan të ndryshonin tekstin dhe përmbajtjen e...

168. Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe. Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë. Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.

– “Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe.” – Ne i shpërndamë dhe i përhapëm ata nëpër tokë, pasi kishin qenë njëherë të mbledhur e të bashkuar. – “Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë.” – Prej tyre ka që janë të mirë, të cilët i...

167. Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t’i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe. Zoti yt është, vërtet Ndëshkues i shpejtë, por Ai është gjithashtu edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Zoti Yt shpalli qartas se, mbi ta do të vendosë deri Ditën e Kijametit, sundimin e dikujt, që ka për t’i ndëshkuar ata me mënyrën më të keqe.” – Allahu i Lartësuar thotë qartë se çfarë ndëshkimi morën ata: poshtërim dhe përçmim prej sunduesve të...

165. Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat; ndërsa ata që kundërshtuan, i ndëshkuam me një dënim të ashpër për shkak se ishin të shfrenuar.

– “Por kur ata i shpërfillën paralajmërimet që u qenë bërë, Ne i shpëtuam ata që ndalonin të këqijat; …” – Kur ata shpërfillën këshillat dhe vazhduan në rrugën e tyre të keqe, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi, por nga ana tjetër, Ai shpëtoi...