– “Kur ata ngulmuan me arrogancë të hapur në atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë atyre: “Bëhuni majmunë të përbuzur e të mohuar!”.” – Zemrat e tyre u ashpërsuan dhe u mbushën me arrogancë, në vend që të zbuteshin dhe të dëgjonin këshillat e dashamirësve për t’u kthyer në rrugën e Allahut të Lartësuar. Pas kësaj, ndëshkimi për ta ishte i pashmangshëm. Allahu i Lartësuar, me gjykimin e Tij të drejtë, vendosi t’i kthente në majmunë të shëmtuar e të përbuzur, duke i larguar nga mëshira e Tij. Pastaj Allahu thotë se, edhe për ata që do të mbeteshin gjallë do të shkruhej poshtërimi dhe nënçmimi.