Select Page

176. Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona, por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë.

– “Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona …” – Po të dëshironte Allahu i Lartësuar, do ta lartësonte atë me diturinë që kishte, duke i dhënë forcë dhe vullnet për të punuar sipas saj. Në këtë mënyrë, ai do të ishte...

175. Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona, por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve (nga udha e drejtë).

– “Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona,…” – Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke u bërë dijetar i madh dhe i shquar. – “… por ai i braktisi ato. Për këtë arsye,...

173. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive.

– “Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre.” – Mos u justikoni që ishit pasardhës të një populli jobesimtar dhe thjesht ndoqët rrugën e tyre. Ky nuk është justifikim, prandaj Ditën e Gjykimit ju nuk keni...

172. Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” – “Po, – thanë ata, – dëshmojmë për këtë.”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.“

– “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre. …” – Allahu bëri që njerëzit të jenë pasardhës të njëri-tjetrit, duke lindur brez pas brezi dhe shekull pas shekulli. Ai i nxori në dritë nga shpina e baballarëve të tyre dhe...

171. Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta! Ne u thamë: “Zbatojeni atë që ju kemi dhënë me kembëngulje dhe kujtoni çfarë ka në të (në Libër), që të bëheni të devotshëm.

– “Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta! …” – Kur ata refuzuan porositë dhe ligjet e Teuratit, Allahu i Madhëruar ngriti mbi ta një mal, si një re gjigande në qiell. Me këtë...