Select Page

– “Kështu i shtjellojmë Ne argumentet me hollësi, që ata të kthejnë rrugë.” – Kështu i qartësojmë argumentet Tona, që ata të kthehen nga rruga e shtrembër dhe të ndjekin të drejtën, që e kanë të rrënjosur në natyrën e pastër të krijimit të tyre. Besim i instaluar në natyrën e pastër të njeriut e shtyn atë që t’i  qëndrojë besnik Zotit të tij dhe të ndjekë rrugën e drejtë, të cilën Zoti e ka caktuar e përshkruar nëpërmjet profetëve dhe Shpalljeve.