Select Page

152. Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin, ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. Kështu i shpërblejmë Ne trilluesit e së pavërtetës.

– “Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin, ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e dynjasë.” – Ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. Ata meritojnë këtë, sepse zemëruan...

150. Kur Musai u kthye te populli i vet, i zemëruar dhe shumë i hidhëruar, tha: “Shumë keq paskeni vepruar pas largimit tim! A kërkuat përshpejtimin e ndëshkimit të Zotit tuaj?” Ai lëshoi pllakat dhe e zuri të vëllanë për flokësh dhe e tërhoqi nga vetja. Ai tha: “O bir i nënës sime! Popull i më mundi dhe gati më vrau! Mos bëj që të gëzohen armiqtë me fatkeqësinë time dhe mos më shih si gjynahqar!

– “Kur Musai u kthye te populli i vet, i zemëruar dhe shumë i hidhëruar, tha: …” – Kur Musai u kthye dhe e pa popullin e tij në atë gjendje, u zemërua shumë. Ai, – paqja e Zotit qoftë me të! –  ishte tepër xheloz për fenë e pastër dhe...

149. Kur u penduan thellësisht dhe e kuptuan se kishin gabuar ata thanë: “Nëse nuk na mëshiron dhe nuk na e fal gabimin Zoti ynë, ne atëherë do të jemi më të shkatërruarit.

– “Kur u penduan thellësisht dhe e kuptuan se kishin gabuar …” – Musai ua shpjegoi situatën e mjerë ku kishin rënë, prandaj ata u penduan për atë veprim. Ata e kuptuan se kishin devijuar nga rruga e drejtë dhe thanë: – “… ata thanë: “Nëse...

148. Populli i Musait, pas largimit të tij, nisi të adhuronte një statujë viçi të bërë me stolitë e tyre. Ai kishte një zë si të lopës. Nuk e shihnin, vallë ata, se ai as nuk u fliste e as nuk i udhëzonte në rrugë të drejtë?! Ata mbanin atë për adhurim dhe ishin të padrejtë.

– “Populli i Musait, pas largimit të tij, nisi të adhuronte një statujë viçi të bërë me stolitë e tyre. Ai kishte një zë si të lopës.” – Këtë statujë viçi e gdhendi dhe e derdhi Samiriju. Ai mori një grusht dhé nga gjurmët e të dërguarit (Xhibrilit), e...

147. Ata të cilët i mohojnë Shenjat Tona dhe takimin në Ahiret – ata i kanë asgjësuar veprat e tyre. A nuk do të shpërblehen ata veçse sipas asaj që kanë bërë.

– “Ata të cilët i mohojnë Shenjat Tona dhe takimin në Ahiret – ata i kanë asgjësuar veprat e tyre.” – Këtu bëhet fjalë për ata që mohojnë argumentet, shenjat dhe mrekullitë madhështore të Zotit, që dëshmojnë për vërtetësinë e Shpalljes së Tij. Ata...