Select Page

– “Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin, ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit të tyre dhe poshtërimi në jetën e dynjasë.” – Ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë zemërimi i Zotit dhe poshtërimi në jetën e dynjasë. Ata meritojnë këtë, sepse zemëruan Zotin e tyre dhe nënçmuan urdhëresat e Tij.

– “Kështu i shpërblejmë Ne trilluesit e së pavërtetës.” – Këtu flitet për të gjithë ata që shpifin për Allahun e Lartësuar dhe për fenë e Tij. Ata kërcënohen me zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe me poshtërim në këtë jetë. Edhe ata që adhuruan viçin i përfshiu zemërimi i Allahut të Lartësuar, sepse pas këtij gabimi, ata u urdhëruan që të vrisnin veten.

Allahu i Lartësuar do të kënaqej me ta veçse pas këtij ndëshkimi. Kështu, ata vranë njëri-tjetrin. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua pranoi pendimin. Në vijim përmendet një gjykim gjithëpërfshirës, për ta dhe për të tjerët: