– “Por për ata që bënë vepra të këqija e pastaj u penduan dhe besuan (sinqerisht)…” – Këtë premtim të mrekullueshëm e meriton çdokush që pendohet sinqerisht. Çdokush që ka bërë vepra të këqija, duke përfshirë shirkun, gjynahet e mëdha dhe të vogla, por pas tyre pendohet, ndien keqardhje për to dhe përpiqet që të largohet prej tyre, Zoti i premton falje dhe mëshirë.
Kujdes! Përveç brakstisjes së gjynaheve, duke dhënë fjalën dhe duke u përpjekur që kurrë të mos kthehesh në to, duhet edhe besimi i pastër, sepse i Madhëruari thotë: “dhe besuan sinqerisht”. Pa dyshim, besimi i vërtetë në Allahun e Lartësuar nuk mund të plotësohet pa veprat e zemrës dhe pa veprat e gjymtyrëve.
– “Zoti yt do të jetë Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Pas pendimit nga gjynahet dhe kthimit në rrugën e drejtë, Allahu i Madhëruar do të jetë Falës e Mëshirues. Allahu është El Gafur, Ai që i mbulon të këqijat dhe i fshin ato, edhe sikur të peshojnë sa e gjithë toka dhe ta mbulojnë tërësisht atë. Gjithashtu, Allahu është El Rahim – Mëshirëploti që pranon pendimin dhe jep forcë e sukses për vepra të mira.