Select Page

73. Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t’i fryhet Surit. Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi.

– “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. – Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre. –...

71. Thuaj: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi, as dëm dhe të bëjmë prapa, pasi Allahu na udhëzoi?! Atëherë do të bëheshim si ai, të cilin shejtanët e kanë humbur në tokë, duke e lënë të hutuar.” Ai ka shokë, që e thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja te ne!” Thuaj: “I vetmi udhëzim është udhëzimi i Allahut dhe ne jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi vetëm Zotit të botëve.

– “Thuaj: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi, as dëm …” – Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij, por edhe besimtarët, që t’u drejtohen dhe t’i këshillojnë idhujtarët për fenë e drejtë, sepse ata adhurojnë dhe u luten...

70. Largohuni prej atyre që e marrin fenë e vet si lojë e dëfrim, të mashtruar nga jeta e kësaj bote! Ti këshillo me këtë (Kur’an), që njeriu të mos bjerë viktimë e pashpresë e asaj që ka vepruar. Ata nuk do të kenë ndihmëtar përveç Allahut dhe as ndërmjetësues. Edhe sikur të japin çdo lloj shpagimi, ai nuk do t’u pranohet. Këta janë ata që ranë viktima të pashpresa të veprave që punuan. Ata do të kenë si pije ĥamim (ujë të nxehtë) dhe dënim të dhimbshëm, për shkak të mosbesimit.

– “Largohuni prej atyre që e marrin fenë e vet si lojë e dëfrim, të mashtruar nga jeta e kësaj bote!” – Ajo që kërkohet nga robërit është që t’ia përkushtojnë fenë dhe besimin e tyre vetëm Allahut, duke adhuruar vetëm Atë si Një, të Vetëm e të Pashoq, duke...