Select Page

81. E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?

– “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj, …” – E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?! – “… kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë...

80. Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?

– “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” – Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i  udhëzuar nga...

78. Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh!” Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj.“

– “Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” – Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet.  Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota. – “Por kur ai perëndoi, tha: “O populli...