Select Page

– “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” – Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i  udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta.

Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka.“ – Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin.

Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” – Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin.