– “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. – Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre.
– “Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet! – Fjala e Allahut është e vërtetë dhe askush nuk mund ta bëjë dysh atë. Allahu nuk thotë kurrë diçka pa qëllim.
– “Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t’i fryhet Surit. – Ditën e Gjykimit, vetëm Atij i takon sundimi, edhe pse sundimi i përket vetëm Allahut si në ahiret, ashtu edhe në dynja. Veçohet Dita e Gjykimit, sepse atë ditë zhduket çdo lloj pushteti i krijesave dhe mbetet veçse pushteti i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit e Nënshtruesit të gjithçkaje.
– “Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi. – Allahut i përket urtësia absolute, mirësitë e panumërta dhe dituria gjithëpërfshirëse mbi të fshehtat e të dukshmet. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut e nuk ka zot tjetër veç Tij.