Select Page

Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. – Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet.