Select Page

114. Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër, që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë.

– “Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër, …” – Zbritja e kësaj tryeze do të kryhej gjatë ndonjë feste, që të gjithë njerëzit ta shihnin. Ajo do të ishte një mrekulli e dukshme për të gjithë, e paharrueshme...

113. Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo, që të na qetësohen zemrat, të dimë me siguri të plotë se na ke thënë të vërtetën dhe të bëhemi dëshmitarë të saj.

– “Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo …” – Kjo dëshmon se ata kishin nevojë për ushqim. Përveç kësaj, ata thanë: “Duam që të na qetësohen zemrat me besim të fortë, kur të shohim këtë mrekulli madhështore dhe të prekshme. Kështu, imani ynë do...

112. Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë.

– “Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” – Dishepujt kërkuan një tryezë me ushqim. Në fakt, kjo kërkesë nuk u bë për shkak të ndonjë dyshimi rreth fuqisë të Allahut të Madhëruar, sepse ajo...

110. Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate, se si të fuqizova me Shpirtin e Shenjtë, se si ti u predikoje njerëzve kur ishe foshnjë (në djep) dhe i rritur, se si ta mësova ty Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si, me vullnetin Tim, krijoje një figurë shpendi prej balte, e pasi fryje në të, ajo bëhej zog, me urdhrin Tim; se si, me vullnetin Tim, i shëroje të verbrit e lindur të tillë dhe të sëmurët nga lebra; se si i ngjallje të vdekurit, me vullnetin Tim; se si i pengova sulmet e judejve kundër teje, atëherë kur u shkove me argumente të qarta e kur mohuesit nga radhët e tyre thanë: “Kjo është veçse magji e qartë.

– “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate, …” – Kujtoje mirësinë e Zotit me zemrën dhe me fjalët e tua dhe zbato gjithçka që Zoti të porosit, në shenjë mirënjohjeje ndaj Tij. Adhuroje dhe...

109. Një Ditë Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët (nga njerëzit)?” Ata do të thonë: “Ne nuk kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.

– “Një Ditë Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët (nga njerëzit)?” – Allahu i Lartësuar  na flet për Ditën e Gjykimit, duke na përshkruar ngjarjet e frikshme e të mëdha që do të ndodhin atë ditë. Ai na njofton se do...