Select Page

108. Kështu është më e sigurt që ata ta sjellin dëshminë e tyre saktësisht, ose të frikësohen se ndoshta dëshmitë e tyre do të hidhen poshtë nga dëshmi të tjera. Kijeni frikë Allahun dhe bëhuni të dëgjueshëm, sepse Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur.

– “Kështu është më e sigurt që ata ta sjellin dëshminë e tyre saktësisht, ose të frikësohen se ndoshta dëshmitë e tyre do të hidhen poshtë nga dëshmi të tjera.” – Pra, bërja e dëshmisë me të tilla përbetime i jep asaj më tepër siguri e vërtetësi. Po ashtu,...

107. Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët.

– “Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne...

106. O ju që keni besuar! Kur t’i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë jo prej jush. Nëse dyshoni, i ndalni ata të dy pas namazit dhe le të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.

– “O ju që keni besuar! Kur t’i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, …” – Allahu i Lartësuar  na mëson se si duhet të veprojmë kur na...

105. O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar.

– “O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë…” – Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse...

104. Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë (shpallje) që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: ”Na mjafton rruga e etërve tanë” edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.

Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë (shpallje) që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë.” edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.” – Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit...

103. Allahu nuk i veçoi (si bagëti të shenjta) as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë.

– “Allahu nuk i veçoi (si bagëti të shenjta) as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën 43 …” – Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti...