– “Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër, …” – Zbritja e kësaj tryeze do të kryhej gjatë ndonjë feste, që të gjithë njerëzit ta shihnin. Ajo do të ishte një mrekulli e dukshme për të gjithë, e paharrueshme edhe pas kalimit të viteve. Edhe festat e muslimanëve apo sezonet e veçanta të adhurimit, Allahu i Madhëruar i ka bërë si mënyra për të rikujtuar traditën e profetëve. Ato janë bërë, gjithashtu, për të kujtuar mirësitë dhe begatitë e shumta të Allahut mbi ta. Më tej, Isai (a.s)tha:
– “… që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë!” – Kështu, Isai (a.s)e kërkoi atë mrekulli, për dy arsye: që ajo të ishte e dobishme për fenë dhe besimin, si një mrekulli që do të forconte imanin dhe do të shtonte përkushtimin ndaj Zotit dhe, së dyti, që të ishte e dobishme për dynjanë e tyre, pra, si furnizim për ta, për t’u ushqyer.