– “Një Ditë Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët (nga njerëzit)?” – Allahu i Lartësuar na flet për Ditën e Gjykimit, duke na përshkruar ngjarjet e frikshme e të mëdha që do të ndodhin atë ditë. Ai na njofton se do t’i mbledhë të gjithë profetët e do t’i pyesë ata se si iu përgjigjën popujt ftesës së tyre.
– “Ata do të thonë: “Ne nuk kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.” – Profetët do të përgjigjen: Dija e plotë të takon vetëm Ty, o Zoti ynë. Ti je më i dituri për gjithçka, Ti je i Gjithëditur për çdo gjë të dukshme apo të fshehtë. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë Tënde.