Select Page

– “Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” – Dishepujt kërkuan një tryezë me ushqim. Në fakt, kjo kërkesë nuk u bë për shkak të ndonjë dyshimi rreth fuqisë të Allahut të Madhëruar, sepse ajo u bë me tepër edukatë. Por duke qenë se kërkesa, në njëfarë kuptimi, binte ndesh me nënshtrimin e plotë ndaj Zotit, Isai i këshilloi dishepujt e tij:

– “Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!” – Besimi në zemër e bën njeriun të ruajë gjithmonë bindjen e devotshmërinë ndaj Allahut, pa qenë nevoja të kërkojë shenja dhe mrekulli, pas të cilave nuk e di çfarë do të ndodhë. Por dishepujt e qetësuan Isain, duke i thënë se nuk kishin patur atë qëllim, por një qëllim tjetër, që ishte i mirë. Ata e kishin bërë kërkesën, sepse kishin nevojë të hanin: