Select Page

22. (Allahu është) Ai që tokën e bëri shtrat (vendbanim) për ju dhe qiellin kulm (mburojë); që prej qiellit ju lëshon ujë, nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh, si furnizim për ju. Atëherë mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut kur ju e dini (të vërtetën).

– (Allahu është) Ai që tokën e bëri shtrat (vendbanim) – Kuptimi është: Mirësitë e Tij, të shfaqura apo të fshehta qofshin, vërshojnë pafundësisht e pandërprerë mbi ju. Ai e bëri tokën për ju të qëndrueshme dhe të qetë, si shtrat, që të sistemoheni dhe të...

20. Vetëtima gati ua rrëmben shikimin. Sa herë që ajo u bën dritë, ata ecin, ndërsa kur errësohet, qëndrojnë të shtangur. E nëse do të donte Allahu do t’ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.

– “Vetëtima gati ua rrëmben shikimin. Sa herë që ajo u bën dritë, ata ecin, ndërsa kur errësohet, qëndrojnë të shtangur. E nëse do të donte Allahu do t’ua merrte dëgjimin dhe shikimin.” – Sikur të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do t’ua hiqte edhe...

19. Ata, gjithashtu, i përngjajnë dikujt mes një shiu të rrëmbyer prej së larti, plot errësirë, me gjëmime e vetëtima. Ata i fusin gishtat në veshët e tyre prej frikës së vdekjes nga rrufeja. Allahu është gjithpërfshirës i jobesimtarëve (me dijen dhe pushtetin e Tij).

– “Ata, gjithashtu, i përngjajnë dikujt mes një shiu të rrëmbyer prej së larti, …” – Pra, rasti i tyre mund të ilustrohet edhe me një shembull tjetër: Me një njeri që ndodhet mes një shiu të dendur e të rrëmbyer, që bie nga qielli. – “… plot errësirë, me...

17. Ata i përngjajnë dikujt që kërkon t’i ndizet një zjarr. Por, sapo zjarri e ndriçon vendin përreth, Allahu ua shuan dritën, dhe i lë mes errësirash, kështu që ata nuk mund të shohin.

– “Ata i përngjajnë dikujt që kërkon t’i ndizet një zjarr.” – Shembulli më i përshtatshëm që mund të jepet për gjendjen e tyre është ai i një personi që kërkon prej të tjerëve t’i ndezin një zjarr. Përfytyro një njeri që ka nevojë të madhe për...