Select Page

286. Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij: ai (robi) do të marrë atë çfarë ka fituar dhe do të ketë kundër atë çfarë ka merituar. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë, siç ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko më tepër sesa kemi fuqi! Na i shlyej gjynahet, na i mbulo të këqijat e na mëshiro! Ti je Mbrojtësi ynë. Na ndihmo kundër atyre që nuk besojnë.

Kur u shpall ajeti 284 i kësaj sureje, dhe pikërisht thënia e Allahut të Lartësuar: “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. Ai fal atë që do dhe e dënon...

285. I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm. Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë. Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.

– âmener-resûlu bi mã unzile ilejhi mir-rab-bihî uel mu’minûn – “I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët.” – Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na pasqyron besimin e profetëve dhe të pasuesve të tyre të...

284. Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.

– “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë.” – Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet se gjithçka që ekziston në qiell dhe gjithçka që ekziston në tokë është e krijuar nga Ai, i Cili i furnizon dhe i administron çështjet e tyre. Allahu...

283. E në qoftë se jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni një plaçkë peng! E nëse i besoni njëri-tjetrit, atëherë ai që ka marrë diçka me mirëbesim le ta përmbushë atë që i është besuar, dhe le ta ketë frikë Allahun, Zotin e tij! Mos e fshihni dëshminë, se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju.

– “E në qoftë se jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, …” – Pra, nëse jeni në udhëtim dhe nuk keni mundësi që t’i shkruani marrëveshjet tuaja, atëherë: – “… atëherë merrni një plaçkë peng!” – Këtë peng e merr huadhënësi, si garanci për...

282. O ju që keni besuar! Kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë! Le të mbajë shënim me drejtësi një shkrues! Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu! Ai le të shkruajë, ndërsa ai që merr borxh të diktojë, duke iu frikësuar Allahut, Zotit të tij, e duke mos lënë mangët asgjë! Në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i papjekur mendërisht, ose i mitur, ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë me drejtësi kujdestari i tij ligjor! Kërkoni që të dëshmojnë dy burra nga mesi juaj. Nëse nuk bëhen dy burra, atëherë, duke rënë dakord për njerëzit e zgjedhur, merrni një burrë e dy gra, në mënyrë që, nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra! Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë, kur ftohen për të dëshmuar. Dhe mos përtoni ta shkruani atë (borxhin) dhe afatin e tij, qoftë i vogël apo i madh! Kjo është më e drejtë tek Allahu, më e vlefshme si dëshmi dhe më larg dyshimeve. Nëse është shitblerje e atypëratyshme midis jush, atëherë nuk është ndonjë gjynah të mos e shënoni. Megjithatë, kur bëni shitblerje, dëshmojeni me dëshmitarë! Nuk duhet të dëmtohen as shkruesi, as dëshmitarët, prandaj, nëse e bëni, do të jetë tejkalim nga ana juaj. Kijeni frikë Allahun dhe Allahu do t’ju dhurojë dituri. Allahu Di çdo gjë.

Ky quhet “ajeti i borxhit”, i cili është ajeti më i gjatë në Kur’ân. Në të sqarohen rregulla e ligje shumë të rëndësishme. – “O ju që keni besuar! Kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë!” – Lejohet dhënia dhe marrja e të...