Select Page

280. Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet! Por, po t’ia falni, është shumë më mirë për ju, nëse e dini.

– “Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet!” – Nëse borxhliu është ngushtë dhe nuk mundet që ta shlyejë borxhin, atëherë është detyrë për huadhënësin që ta afatizojë borxhliun, derisa ai të ketë...

279. E, në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni.

– “E në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” – Ky njeri guxon të bëjë një zgjedhje të tillë, ndërkohë që është aq i pafuqishëm para Zotit të tij, që është i Plotfuqishëm e i Urtë. Ai vërtet e afatizon të...

275. Ata që e hanë kamatën, do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit. Kështu, sepse ata thanë: “Edhe shitblerja është njëlloj si kamata.” Por Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që, kur i arrin këshilla prej Zotit të tij, largohet prej saj (kamatës), i takon plotësisht pasuria e grumbulluar më parë dhe çështja e tij mbetet tek Allahu. Por ata që i kthehen sërish asaj, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbeten përjetësisht.

  – “Ata që e hanë kamatën, ata do të ngrihen ashtu sikurse ngrihet i çmenduri nga prekja e shejtanit.” – Allahu i Lartësuar na flet në këtë ajet për ata që hanë ose përdorin kamatën. Gjendja e tyre është shumë e keqe dhe përfundimi i tyre do të jetë...