– “Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet!” – Nëse borxhliu është ngushtë dhe nuk mundet që ta shlyejë borxhin, atëherë është detyrë për huadhënësin që ta afatizojë borxhliun, derisa ai të ketë mundësi për shlyerje.
– “Por, po t’ia falni, është shumë më mirë për ju, nëse e dini.” – Pra, nëse bëni bamirësi duke ia falur të gjithë borxhin apo një pjesë të tij, kjo është një vepër e shkëlqyer.