– “E në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” – Ky njeri guxon të bëjë një zgjedhje të tillë, ndërkohë që është aq i pafuqishëm para Zotit të tij, që është i Plotfuqishëm e i Urtë. Ai vërtet e afatizon të padrejtin e kriminelin, por kur e ndëshkon, e ndëshkon ashtu siç i ka hije të Plotfuqishmit.
– “Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni.” – Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali juaj fillestar, pa përfshirë fitimin nga kamata. Kështu nuk u bëni padrejtësi të tjerëve, duke mos u marrë shtesë mbi borxhin, dhe të tjerët nuk ju bëjnë padrejtësi juve, duke mos iu dhënë më pak nga shuma e borxhit.