Select Page

28. Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën?! Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni.

– “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai jua dha jetën” – Kjo është një pyetje retorike, që tregon një ndjenjë habie dhe qortimi njëkohësisht. Si është e mundur pra, që ju të mohoni Allahun, i Cili ju krijoi pasi nuk ekzistonit?! Ai...

27. Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut, pasi ajo është lidhur, që e shkëpusin atë (lidhje) që Allahu ka urdhëruar të jetë e vazhdueshme, dhe në tokë mbjellin shkatërrimin. Pikërisht ata janë të humburit (që humbën gjithçka).

– “… ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut, pasi ajo është lidhur,” – Kjo besë është dy llojesh: besë e lidhur mes tyre dhe Allahut të Lartësuar, dhe besë e lidhur mes tyre dhe njerëzve të tjerë. Kjo e fundit dokumentohet dhe regjistrohet me elementë të...

26. Allahut nuk i vjen turp që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë ajo mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Ata që besojnë e dinë se ai (shembull) është “e vërteta” nga Zoti i tyre. Ndërsa ata që mohojnë do të thonë: “Ç’do të thotë Allahu me këtë si shembull?” Me atë (shembull) Ai bën që shumë të humbin, e shumë i udhëzon në rrugën e drejtë. Por, në të vertetë, Ai nuk humb askënd tjetër, përveç atyre që braktisin rrugën e Tij.

– “Allahut nuk i vjen turp që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë ajo mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo.” – Kjo, pasi shembujt që sillen në Kur’ân  janë plot urtësi dhe për të qartësuar të vërtetën. Allahu i Lartësuar nuk ngurron, ose nuk druhet, që të...

25. Përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do të kenë xhenete, në të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Të tilla mirësi na janë dhuruar edhe më parë”. Atyre u dhurohen mirësi të ngjashme. Atje do të kenë bashkëshorte të pastra. Ata do të jenë atje (në Xhenet) përjetësisht.

Allahu i Madhëruar, pasi përmend ndëshkimin e atyre që refuzojnë besimin tek Ai, vijon me shpërblimin e besimtarëve, që e shoqërojnë besimin me vepra të mira. Kjo është një mënyrë tërheqëse dhe e urtë, që Allahu i Madhëruar e përdor në të gjithë Kur’ânin. Ai përmend...

24. E në mos e paçit bërë (deri tani), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Ai është përgatitur për jobesimtarët.

– “E në mos e paçit bërë (deri tani), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen)” –   Por nëse ju dështoni, me plot kuptimin e fjalës, – dhe kurrë s’keni për t’ia arritur një diçkaje të tillë, se ky është thjesht një supozim, – atëherë kjo ka për të...

23. Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë (rreth Kur’ânit), atëherë paraqitni ju një kapitull të ngjashëm, si ai (Kur’âni), madje i ftoni (për ndihmë) të gjithë zotat që ju adhuroni përveç Allahut, nëse vërtet jeni të sinqertë!

– “Nëse jeni në dyshim rreth asaj që Ne ia shpallëm adhuruesit Tonë …”- Allahu i Madhëruar u drejtohet këtu botës së atyre kryeneçëve, që janë rebeluar kundër profetëve, në përgjithësi. Ai u drejtohet atyre që refuzuan ftesën e Profetit të fundit, duke...