Select Page

– “Të shurdhër, memecë dhe të verbër, …” – Ata janë të shurdhër kundrejt dëgjimit të çdo mirësie, janë memecë që nuk mund të flasin e të thonë kurrë fjalë të mira e të drejta, dhe janë të verbër për të parë të vërtetën e qartë.

– “… dhe kurrë nuk mund të kthehen (në rrugë).” –  Ata nuk e ndërrojnë rrugën e tyre, për shkak se ata e kanë braktisur të vërtetën (dritën), pasi e kanë njohur njëherë atë. Kështu që, ata kurrë nuk kanë për të kthyer rrugë. Ndryshe ndodh me dikë që është në humbje për shkak se nuk e njeh të vërtetën. Ky është më pranë udhëzimit, dhe shpresat e tij për t`u kthyer janë më të shumta. Allahu i Madhëruar jep edhe një shembull tjetër për të qartësuar gjendjen e munafikëve, duke thënë: