Select Page

49. Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju torturonin me format më të këqija, ju thernin bijtë tuaj (meshkujt e porsalindur) dhe linin të gjalla bijat tuaja (vajzat e porsalindura)! E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.

– “Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej popullit të Faraonit …” – Pra, nga Faraoni, bashkë me parinë dhe ushtrinë e tij, të cilët më përpara: – “… ju torturonin me format më të këqija” – Domethënë, me torturat më të rënda. Ata: – “… ju thernin bijtë tuaj...

48. Ruajuni asaj dite, kur askush, nuk do të mund t’i bëjë asgjë askujt! Atë ditë nuk pranohet për të (jobesimtarin) asnjë ndërmjetësim. Nuk pranohet prej tij kompensim, e ata (fajtorët) nuk kanë për t’u ndihmuar.

– “Ruajuni asaj dite, kur askush, askujt nuk do të mund t’i bëjë asgjë!” – Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo...