Select Page

– “Dhe kujtoni kur Ne i premtuam Musait dyzet net (për t’i shpallur Teuratin) – Por me gjithë këtë mirësi të pakrahasueshme, ata nuk duruan sa të plotësohej afati dhe, pas largimit të Musait, ata nisën të adhuronin një viç. I Madhëruari thotë:

– “… dhe pas (largimit të) tij, ju adhuruat viçin (si Zot) dhe bëtë një padrejtësi të madhe.” – Kuptimi: Ju ishit të vetëdijshëm për padrejtësinë tuaj (pasi edhe Haruni iu foli dhe i këshilloi, por ata nuk iu bindën), duke mos patur asnjë lloj argumenti dhe justifikimi në këtë vepër të shëmtuar. Refuzimi i të vërtetës, pas njohjes mirë të saj, është krim shumë i shëmtuar. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi të pendohen. Këtë urdhër ata e morën të qartë nga goja e Profetit të tyre (Musait):