– “Dhe kujtoni kur për ju, Ne e ndamë detin (duke hapur shtigje në të) e ju shpëtuam, ndërkohë që ju i patë ithtarët e Faraonit të mbyteshin.” – Pra, Allahu i Lartësuar u bëri mirësi, duke i shpëtuar njëherë e mirë prej armikut të tyre dhe duke e mbytur ushtrinë e tij mu para syve të tyre, në mënyrë që ata ta shihnin vetë se çfarë ndihme iu dha Allahu i Lartësuar, dhe kështu të gjenin prehje dhe qetësi. Më pas, Allahu i Lartësuar u përmend atyre një mirësi tjetër, kur i premtoi Musait një periudhë dyzetnetëshe për t’i shpallur atij Teuratin (ligjin e jetës), që përmbante ligje të vyera dhe shumë të dobishme: