Select Page

– “Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej popullit të Faraonit …” – Pra, nga Faraoni, bashkë me parinë dhe ushtrinë e tij, të cilët më përpara:

– “… ju torturonin me format më të këqija” – Domethënë, me torturat më të rënda. Ata:

– “… ju thernin bijtë tuaj (meshkujt e porsalindur) dhe linin të gjalla bijat tuaja (vajzat e porsalindura).”. – Ata i thernin meshkujt, nga frika se mos bijtë e Israilit shumoheshin, ndërsa femrat i linin të gjalla. Kështu, bijtë e Israilit përdoreshin ose për punë të rënda, si skllevër, ose vriteshin. Ky ishte poshtërimi dhe ndëshkimi më i skajshëm.

– “E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga (e cila ju shpëtoi) Zoti juaj” –  “E gjithë kjo”, pra, torturat prej Faraonit dhe shpëtimi prej Allahut të lartësuar, do t’ju bëjë të kuptoni më qartë urtësinë e Allahut në përcaktimin e sprovave dhe të shpëtimit prej tyre.