Select Page

64. Por edhe pas asaj (besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit. Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, do të ishit prej të humburve (në të dy jetët).

– “Por edhe pas asaj (besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit.” – Pra, pas atij premtimi që dhatë në një situatë të pashlyeshme nga kujtesa, ju përsëri kthyet shpinën. Atëherë, kjo e bëri më shumë se të meritueshme që mbi ju të binin ndëshkimet më...

63. Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën (për bindje e nënshtrim) dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain, (duke ju thënë): “Merreni seriozisht atë që ju dhamë (Teuratin) dhe kujtoni kumtet e tij, që të jeni të devotshëm.

– “Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën (për bindje e nënshtrim) …” – Kuptimi: Kujtoni kur Ne morëm premtimet tuaja të forta, që u bënë nga ju në momente kërcënimi, kur: – “… dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain,” –  Domethënë: Kur mbi ju qëndronte...

62. Vërtet, ata që besojnë (në Kur’anin), çifutët, të krishterët, sabi’inët, – kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira – , do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as nuk do të brengosen.

– “Vërtet, ata që besojnë (në Kur’anin), çifutët, të krishterët, sabi’inët …” – Domethënë, gjykimi që do të vijojë vlen vetëm për ata të cilëve u është dhënë libër qiellor. Edhe sabi’iinët konsiderohen si grupacionet e krishtera.  Më tej, i...

61. Dhe kujtoni kur ju thatë: “O Musa! Ne nuk mund të durojmë vetëm një lloj ushqimi. Lute Zotin tënd për ne, që të na japë perime që rrit toka: tranguj, hudhra, thjerrëza dhe qepë!” Ai tha: “A po preferoni ato që nuk kanë vlerë kundrejt atij ushqimi që është më i mirë?! Atëherë, zbrisni në çdo qytet, se atje, pa dyshim, do t’i gjeni ato që kërkoni!” Mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja. Ata e merituan zemërimin e Allahut. Kjo, sepse ata i mohonin argumentet e Allahut dhe i vrisnin profetët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak të mosbindjes dhe të shfrenimit (të tyre) në shkeljen e kufijve (të Zotit).

– “Dhe kujtoni kur ju thatë: “O Musa! …” – Kujtoni pra, kur ju i’u drejtuat Musait për t’i treguar se ishit mërzitur dhe velur nga mirësitë e Allahut, duke treguar një lloj shpërfilljeje dhe pakënaqësie për to. Kështu, ju i thatë atij: – “Ne...

60. Dhe kujtoni kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Godite shkëmbin me shkopin tënd!” Prej tij (shkëmbit), gufuan dymbëdhjetë burime. Secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. Pra, hani dhe pini nga begatitë e Allahut, dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.

– “Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij”, – Domethënë, kërkoi ujë, që të pinin ata. – “Ne i thamë: “Godite shkëmbin me shkopin tënd!” – Ky mund të ketë qenë ndonjë shkëmb i veçantë, por mund të ketë qenë edhe shkëmb i çfarëdoshëm. –...

59. Por ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë (fjalë) që u kërkohej me një tjetër fjalë. Mbi ata që bënë padrejtësi Ne lëshuam ndëshkim nga qielli, për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut.

– “Por ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë (fjalë) që u kërkohej me një tjetër fjalë.” – Ata,  në vend të shprehjes së urdhëruar: “Kërkojmë falje (Hiŧŧatun)!”, përdorën: “Hinŧatu”, që do të thotë: “Kokër gruri”. Me këtë veprim, ata treguan shpërfillje dhe...