Select Page

– “Por ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë (fjalë) që u kërkohej me një tjetër fjalë.” – Ata,  në vend të shprehjes së urdhëruar: “Kërkojmë falje (Hiŧŧatun)!”, përdorën: “Hinŧatu”, që do të thotë: “Kokër gruri”. Me këtë veprim, ata treguan shpërfillje dhe tallje ndaj ofertës për t’u pastruar nga gjynahet. Kur shpërfillja e tyre ishte kaq e madhe për një fjalë, që mund të thuhej lehtësisht, po për veprimin e sexhdes, që ishte edhe më i vështirë, si do të ishte përgjigjja e tyre?!

Kështu ata, në vend që të binin në sexhde, hynë në atë vendbanim duke futur së pari të ndenjurat e tyre, të cilat i tërhiqnin zvarrë. Ndërsa të padrejtët nga mesi i tyre e zëvendësuan shprehjen që iu kërkua të thonin me një tjetër shprehje. Për shkak të kësaj padrejtësie dhe paturpësie të madhe, Allahu i Lartësuar zbriti për këta kriminelë një ndëshkim nga qielli.

  “Mbi ata që bënë padrejtësi, Ne lëshuam ndëshkim nga qielli, për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut.” – Pra, Allahu i Lartësuar u zbriti ndëshkimin, për shkak të kalimit të kufijve në poshtërsi nga ana e tyre. Më pas, i Lavdëruari thotë: