Select Page

– “Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën (për bindje e nënshtrim) …” – Kuptimi: Kujtoni kur Ne morëm premtimet tuaja të forta, që u bënë nga ju në momente kërcënimi, kur:

– “… dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain,” –  Domethënë: Kur mbi ju qëndronte mali Tur. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar ju drejtua juve dhe ju urdhëroi:

– “Merreni seriozisht atë që ju dhamë (Teuratin) …” – Domethënë: Pranojini ligjet që ju zbritën me Teuratin. Pranojini ato me seriozitet dhe me përgjegjësi të madhe, duke treguar durim ndaj urdhrave të Allahut. Por jo vetëm kaq:

– “… dhe kujtoni kumtet e tij, …” – Kuptimi: Kujtojeni vazhdimisht atë që ndodhet në librin tuaj, duke e lexuar vazhdimisht dhe duke mësuar prej tij. Nëse e bëni këtë, ka shpresë të madhe për ju që:

– “… që të jeni të devotshëm” – Domethënë: Me shpresë që të shpëtoni, duke u ruajtur prej dënimit të Allahut dhe prej zemërimit të Tij. Ose: Me shpresë që të bëheni si ata që ruhen nga të këqijat, duke u stolisur me devotshmëri (taķuâ). Por edhe pas marrjes së premtimit tuaj, në të tilla kushte të jashtëzakonshme: