Select Page

– “Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij”, – Domethënë, kërkoi ujë, që të pinin ata.

– “Ne i thamë: “Godite shkëmbin me shkopin tënd!” – Ky mund të ketë qenë ndonjë shkëmb i veçantë, por mund të ketë qenë edhe shkëmb i çfarëdoshëm.

– “Prej tij, gufuan dymbëdhjetë burime” – Edhe fiset e bijve të Israilit ishin dymbëdhjetë në numër.

– “Secili grup (fis) e dinte vendin ku do të pinte ujë” – Çdo fis e dinte vendin ku duhet të pinte, dhe askush nuk e shqetësonte tjetrin. Ata pinin me qetësi, pa u ngutur dhe pa vuajtur. Pastaj Allahu i Lartësuar u thotë.

“Hani dhe pini nga begatitë e Allahut, dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë” –  Kuptimi: Hani dhe pini prej të mirave që ju dhuruam, pa u lodhur dhe pa punuar nga ana juaj.