Select Page

196. Kryeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut! Nëse pengoheni, atëherë bëni kurban çfarë (kafshe) të keni më të lehtë. Mos e rruani kokën, derisa kurbani të arrijë në vendin e vet. Por, për ata që janë të sëmurë ose kanë plagë në kokë, kompensimi (për rruajtjen e kokës para kohe) është me agjërim, sadaka ose kurban. Kur jeni të sigurt (nga armiqtë), atëherë ai që kryen umren gjatë haxhit, le të bëjë kurban, sipas mundësisë. Ai që nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të jetë kthyer (në shtëpi). Kështu bëhen dhjetë ditë të plota. Ky është rregulli për ata që nuk e kanë familjen pranë Xhamisë së Shenjtë. Pra, kijeni frikë Allahun, dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë!

– “Kryeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut!” – Dijetarët kanë parë në këtë ajet argumente për disa çështje. Kështu, ajeti provon se kryerja e haxhit dhe e umres është detyrë ndaj Zotit, me të gjitha ritet përbërëse të tyre, ashtu sikurse na i...

194. Muaji i ndaluar – për muajin e ndaluar. Dhe kështu për të gjitha gjërat e ndaluara është ligji i barazisë. Nëse ju sulmojnë, sulmojini edhe ju po në atë mënyrë. Por kini frikë nga Allahu dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit!

– “Muaji i ndaluar – për muajin e ndaluar. Dhe kështu për të gjitha gjërat e ndaluara është ligji i barazisë.” – Ky ajet ka dy shpjegime. Si fillim, duhet ditur që idhujtarët e ndaluan Profetin (a.s) dhe sahabët që të vizitonin Qaben, vitin kur u krye...

193. Luftojini ata, derisa të zhduket çrregullimi (mosbesimi që ata përhapin) dhe adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut. Nëse ata ndalen, atëherë ndaleni edhe ju luftën, por jo ndaj atyre që kanë bërë krime.

– “Luftojini ata, derisa të zhduket çrregullimi (mosbesimi që ata përhapin) dhe adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut.” – Kjo do të thotë se qëllimi i luftës nuk është derdhja e gjakut të qafirëve dhe marrja e pasurive të tyre, por: “të zhduket sprovimi...

191. Vritini ata kudo që t’i zini dhe dëbojini ata (prej vendit) ashtu siç ju dëbuan ata ju! Mosbesimi (që ata përhapin) është më i rëndë se vrasja. Dhe mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabes), për sa kohë që edhe ata nuk ju luftojnë ju në të. Por nëse ju sulmojnë, atëherë shfarosini. Ky është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve.

– “Vritini ata kudo që t’i zini dhe dëbojini ata (prej vendit) ashtu siç ju dëbuan ata ju! Mosbesimi (që ata përhapin) është më i rëndë se vrasja.” – Ky është një urdhër për t’i asgjësuar ata, kudo që të gjenden, në çdo kohë e çdo periudhë, qoftë kur lufta...