Select Page

189. Të pyesin ty për hënat. Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëzit dhe për haxhin.” Nuk është mirësi të hyni në shtëpitë tuaja nga mbrapa tyre. Mirësi e vërtetë është për atë që ruhet. Në shtëpi hyni nga dyert e tyre. Kini frikë Allahun, që të shpëtoni.

– “Të pyesin ty për hënat.” – Kuptimi: Të pyesin për fazat e hënës, se çfarë dobie dhe çfarë urtësie fshihet pas tyre. Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, e ka krijuar hënën dhe e ka bërë të shfaqet në faza të ndryshme. Kështu, kur shfaqet hëna e...

188. Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar. Mos ndërhyni te gjykatësit me rryshfete, për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve të tjerë, kur ju e dini.

– “Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar.” – Kuptimi: Mos i merrni pasuritë tuaja me padrejtësi. Fjala e përdorur është “emuâlekum” – “pasuritë tuaja”, edhe pse qëllimi është “pasuritë e të tjerëve”. Kështu, Allahu i Lartësuar na udhëzon që...

187. Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin (intim) me gratë tuaja. Ato janë robë (mburojë) për ju dhe ju jeni robë (mburojë) për to. Allahu e dinte se ju nuk do ta mbanit veten, prandaj jua pranoi pendimin dhe jua fali gabimin tuaj. Tani, kontaktoni me to dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju. Hani e pini, derisa, të dallohet qartë peri i bardhë i agut nga peri i zi (errësira e natës). Pastaj, vazhdojeni agjërimin deri në mbrëmje. Mos kryeni marrëdhënie me to (gratë) kur qëndroni për itikaf në xhami. Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre. Në këtë mënyrë Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e Veta, që ata të ruhen.

– “Gjatë netëve të agjërimit, e keni të lejuar kontaktin (intim) me gratë tuaja. Ato janë robë (mburojë) për ju dhe ju jeni robë (mburojë) për to.” – Në fillim, po të flinin gjumë pas perëndimit të diellit, besimtarët e kishin të ndaluar që të hanin, të...

186. Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre). Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet. Le t’i përgjigjen thirrjes Time dhe le të më besojnë vetëm Mua, që të udhëzohen në rrugën e drejtë.

Ky ajet ka ardhur si përgjigje e një pyetjeje që iu drejtua Profetit (a.s) prej njërit nga shokët e tij, i cili tha: “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t’i flasim me zë të ulët, apo është larg, që ta ngremë zërin kur flasim?!” Pas kësaj pyetjeje,...

185. Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota). Kushdo që e arrin këtë muaj, le të agjërojë! Por kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë po aq ditë (sa ka lënë pa agjëruar). Allahu dëshiron për ju lehtësimin. Ai nuk dëshiron vështirësinë për ju. Plotësojeni numrin e ditëve të agjërimit dhe madhërojeni Allahun për udhëzimin (që ju dhuroi), që të bëheni mirënjohës!

– “Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota).”– Kuptimi: Muaji që duhet të agjëroni është muaji i Ramazanit, në të cilin zbriti...