Select Page

184. Agjërimi është për një numër të caktuar ditësh. Të sëmurët ose udhëtarët (që nuk agjërojnë dot), le të agjërojnë më vonë po aq ditë (sa kanë lënë pa agjëruar). Për ata që nuk e përballojnë dot agjërimin, është i detyruar si kompensim ushqimi (ditor) i një të varfri. Nëse dikush jep vullnetarisht më shumë, do të jetë më mirë për të. Por, sikur ta dini, është më mirë për ju të agjëroni.

– “Agjërimi është për një numër të caktuar ditësh.” – Vërtet, Allahu i Lartësuar e bëri agjërimin detyrim  për ne, por gjithashtu na njoftoi se ai zgjat vetëm për disa ditë të numëruara, të cilat nuk e dëmtojnë dhe nuk e stërmundojnë njeriun. Përkundrazi,...

182. Nëse druheni se testamentlënësi po largohet nga drejtësia, gabimisht ose qëllimisht, dhe vendosni drejtësinë, për ju nuk ka asnjë gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Nëse druheni se testamentlënësi po largohet nga drejtësia, gabimisht ose qëllimisht, dhe vendosni drejtësinë, për ju nuk ka asnjë gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Pra, Allahu i Lartësuar i fal të gjitha gabimet e robërve . Ai është...

180. Jeni urdhëruar që, kur dikujt i afrohet vdekja, nëse lë pasuri nga pas, e ka detyrim lënien e testamentit për prindërit dhe për më të afërmit. Testamenti duhet bërë me drejtësi. Për ata që janë të devotshëm, kjo është detyrë që nuk tolerohet.

Ajeti u drejtohet besimtarëve, duke u treguar atyre se Allahu i Lartësuar ka përcaktuar me ligj edhe çështjen e testamentit. – “Jeni urdhëruar që, kur dikujt i afrohet vdekja,  nëse lë pasuri nga pas, e ka detyrim lënien e testamentit për prindërit dhe për më të...