Select Page

– “Vritini ata kudo që t’i zini dhe dëbojini ata (prej vendit) ashtu siç ju dëbuan ata ju! Mosbesimi (që ata përhapin) është më i rëndë se vrasja.” – Ky është një urdhër për t’i asgjësuar ata, kudo që të gjenden, në çdo kohë e çdo periudhë, qoftë kur lufta me ta është mbrojtëse, qoftë kur është sulmuese. Më pas, nga ky përgjithësim, Allahu i Lartësuar përjashton disa vende e situata nga lufta, duke thënë:

– “Dhe mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabes), për sa kohë që edhe ata nuk ju luftojnë ju në të. Por nëse ju sulmojnë, atëherë shfarosini! Ky është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve.” – Pra, nuk lejohet zhvillimi i luftërave në Xhaminë e Shenjtë, në Qabe. Por në rast se janë ata që e fillojnë luftën, lejohet t’i kundërpërgjigjesh armiqësisë së tyre me luftë.

Ky gjykim vlen për të gjitha kohërat dhe është i detyrueshëm të respektohet. Lufta kundër tyre nuk ndërpritet kurrë, derisa ata të kthejnë rrugë, të lënë mohimin e Zotit dhe të bëhen muslimanë. Nëse ata pendohen dhe pranojnë t’i nënshtrohen Allahut si muslimanë, Allahu e pranon pendimin e tyre dhe u fal çfarëdo gjynahu që të kenë bërë më parë. Kjo është mëshira dhe bujaria e madhe e Allahut të Lartësuar për krijesat.