Select Page

20. Ditën, kur ata që nuk besuan (në Zotin) do të sillen para Zjarrit, do t’u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to. Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues, për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!”

– “Ditën, kur ata që nuk besuan (në Zotin) do të sillen para Zjarrit, do t’u thuhet: …” – Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e jobesimtarëve kur ata të përballen me Zjarrin. Në këtë moment, atyre u thuhen disa fjalë dëshpëruese, që ua...

19. Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar. Shpërblimi për veprat e tyre do t’u jepet i plotë e nuk do t’u bëhet padrejtësi.

– “Të gjithë ata do të kenë gradën e merituar, sipas asaj që kanë punuar.” – Si punëmirët, ashtu edhe punëkëqijtë do të marrin gradën që meritojnë. Sipas veprave që kanë bërë, do të meritojnë shpërblimin ose ndëshkimin e Allahut të Drejtë. I Madhëruari...

18. Këta janë ata njerëz, kundër të cilëve u përmbush Fjala (e dënimit) sikurse u veprua me popujt e xhindeve dhe të njerëzve që kaluan para tyre. Të gjithë ata ishin të humbur.

– “Këta janë ata njerëz, kundër të cilëve u përmbush Fjala (e dënimit) sikurse u veprua me popujt e xhindeve dhe të njerëzve që kaluan para tyre …” – Për njerëzit që bëjnë të tilla gjëra do të ekzekutohet patjetër vendimi për ndëshkim. Edhe ata do të...

17. Dikush u thotë prindërve të vet: “Uf, ju të dy! A më premtoni se do të ringjallem, kur sa e sa breza kanë kaluar para meje?!” Ata të dy e lusin Allahun që ta udhëzojë (dhe e porosisin): “I mjeri ti, beso, se premtimi i Allahut është i vërtetë!” Por ai thotë: “Këto nuk janë gjë tjetër, por veçse përralla të popujve të hershëm!”

  Pasi foli për bamirësit ndaj prindërve, Allahu i Madhëruar përshkruan se si janë të padrejtët ndaj prindërve: – “Dikush u thotë prindërve të vet: “Uf, ju të dy! …” – Këtë njeri prindërit e thërrasin të besojnë Allahun dhe Ditën e Kijametit. Ata e...

16. Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë, ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.

– “Këta janë njerëzit të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë …” – Njerëzve që veprojnë kështu, Allahu ua pranon veprat më të mira që kanë bërë në bindje ndaj Tij. Ndërsa për veprat e tyre jo të mira, Allahu i Madhëruar thotë: –...