Select Page

15. Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. Kur arrin pjekurinë e vet dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi! Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.”

– “Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë  muaj.” – Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut të Madhëruar për robërit...

170. O njerëz! Juve ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju! Por, nëse ju nuk e besoni, ta dini se vetëm Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.

– “O njerëz! Juve ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju!” – Allahu i Lartësuar urdhëron të gjithë njerëzit që ta besojnë Atë dhe Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ai tregon edhe shkakun që duhet të...