Select Page

21. Kujto vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf! Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë. Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!”

– “Kujto vëllanë e fisit Ad (Hudin), …” – Kuptimi: Kujto me respekt profetin e popullit të Adit, pra, Hudin (a.s.). Ai ishte një ndër profetët e Zotit, që u veçua mbi të tjerët, për të ftuar njerëzit në rrugën e drejtë. Profetët janë udhërrëfyesit e...

173. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij. Ndërsa ata që i largohen adhurimit të Tij dhe tregohen kryeneçë, do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm dhe nuk do të gjejnë për veten e tyre asnjë mbrojtës a ndihmëtar tjetër, veç Allahut.

– “Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij.” – Për ata të cilët kanë edhe besimin e drejtë, edhe veprat e mira në përputhje me këtë besim, qofshin ato vepra...

172. Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur. Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh, (le ta dijë se) Ai (Allahu) do t’i tubojë të gjithë para Tij (për llogarinë me drejtësi).

Pasi foli për teprimin e krishterëve në çështjen e Isait (a.s)dhe konfirmoi se ai ishte robi dhe i dërguari i Tij, Allahu i Lartësuar tregon në këto ajete një realitet, kuptimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjetur të vërtetën. Ai thotë: – “Mesihu...

171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij (Allahut) që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë.

Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit nga teprimi me fenë dhe kalimi i kufijve të vendosur nga Ai. Ata largohen nga veprat që janë të ligjëruara dhe bëjnë ato gjëra që Zoti nuk i ka ligjëruar, madje i ka ndaluar. Kështu, mund të përmendim teprimin e të...