Select Page

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësinë e Tij të madhe ndaj tyre me sjelljen e profetëve dhe shpalljeve të Tij, argumente këto të pakundërshtueshme dhe dritë e qartë. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar e qartësoi plotësisht rrugën për tek Ai dhe e mbylli përfundimisht shtegun e justifikimit për kundërshtarët. Ai thotë:

“O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë e madhe nga Zoti juaj …” – Për të qartësuar të vërtetën, Allahu i Lartësuar solli argumente të pakundërshtueshme, që i hedhin poshtë të kundërtat e së vërtetës. Këtu përfshihen argumentet logjike dhe ato fetare të trashëguara, argumentet që lexohen në gjithësi dhe ato që mund t’i lexojmë në vetet tona, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë që ai (Kur’âni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet 53].

Shprehja: “… nga Zoti juaj …” tregon rëndësinë e këtyre argumenteve. Ato janë nga Zoti ynë, që na krijoi dhe përkujdeset për ne, për çështjet e besimit dhe të dynjasë. Argumentet që na fusin në rrugën drejt Xhenetit, janë ndër mirësitë më të mëdha, për të cilat Ai meriton të lavdërohet dhe falënderohet. Ai thotë:

– “… dhe Ne ju kemi zbritur një dritë të qartë.” – Kjo dritë e qartë është Kur’âni madhështor, i cili përmban dituritë e të parëve dhe të fundit, rrëfime dhe porosi të vërteta, të drejta dhe të dobishme. Kur’âni urdhëron për mirësi, drejtësi dhe mbarësi, dhe ndalon nga padrejtësia dhe e keqja. Njerëzimi do të ishte në errësirë të plotë, nëse nuk do të ndriçohej nga drita e tij. Nëse krijesat nuk përfitojnë nga mirësia e Kur’ânit, atëherë do të pushtohen nga dëshpërimi. Në varësi të besimit në Kur’ân dhe përfitimit prej tij, njerëzit ndahen në dy grupe: