Select Page

24. Kur ata panë një ré, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré po sjell shiun!” – “Jo, por kjo është ajo që ju e kërkonit me ngut. Ajo është një stuhi, që mbart një dënim të dhembshëm.

– “Kur ata panë një ré, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré po sjell shiun!”” – Ata menduan se ishin re të mëdha, që zakonisht sjellin reshje. Kështu, ata po prisnin të binte shi mbi tokat e tyre, të mbusheshin puset dhe...

23. Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar. Megjithatë, po shoh se qenkeni njerëz krejt pa dije.”

– “Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar.”” – Është Allahu i Madhëruar, Ai që ka në dorë të gjitha çështjet. Ai ka edhe diturinë për gjithçka. Është Ai që e sjell ndëshkimin për ju, nëse dëshiron....

176. Ata kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet për çështjen e atij që nuk ka lënë baba e as fëmijë që e trashëgojnë (el kelale). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllai) trashëgon atë (motrën), nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se janë dy motra (që trashëgojnë), atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe motra, atëherë mashkullit i takon pjesë sa dyfishi i pjesës së femrës. Kështu jua sqaron Allahu dispozitat, që ju të mos humbni rrugën e drejtë. Allahu Di gjithçka.

– “Ata kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet për çështjen e atij që nuk ka lënë baba e as fëmijë që e trashëgojnë (el kelale).”  – Allahu i Lartësuar na tregon se si disa njerëz i kërkuan njëherë Profetit (a.s)që t’i sqaronte çështjen e...

175. Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.

– “Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.” – Këta janë të shpëtuarit, që Allahu i Lartësuari i ka përshkruar me dy cilësi: 1. Ata...