Select Page

136. Nga të lashtat e nga kafshët shtëpiake që Ai ka krijuar, ata e ndanin një pjesë për Allahun dhe thoshin: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Por, ajo që ishte për idhujt, nuk duhet të shkonte për Allahun, ndërsa ajo që veçohej për Allahun, mund të shkonte për idhujt e tyre! Sa i shëmtuar (dhe i padrejtë) ishte gjykimi i tyre.

   Allahu i Madhëruar përshkruan mendje-lehtësinë e idhujtarëve, të cilët refuzojnë Shpalljen e Tij. Ai i përshkruan ashtu siç janë në të vërtetë: injorantë dhe të palogjikshëm. Ai përmend disa nga trillimet e tyre pa mend, për të treguar humbjen e tyre të thellë dhe...

135. Thuaj: “O populli im! Vazhdoni në ato që jeni duke bërë, e unë do të vazhdoj në atë që jam duke bërë, por më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.” Sigurisht që keqbërësit nuk kanë për të gjetur shpëtim.

– “Thuaj: “O populli im! Vazhdoni në ato që jeni duke bërë, e unë do të vazhdoj në atë që jam duke bërë, …” – Vazhdoni të punoni dhe të jetoni sipas asaj që keni përzgjedhur për veten tuaj. Ndërsa unë do të punoj dhe të jetoj sipas porosive të...

133. Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. Po të dëshironte, Ai mund t’ju shkatërronte ju dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte, ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë.

– “Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. Po të dëshironte, Ai mund t’ju shkatërronte ju dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte, ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë.“ – Nëse ju jeni të sigurt që do të largoheni...