Select Page

141. Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla, hurma dhe drithëra të ndryshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit.

Pasi përmendi veprimet e shëmtuara të idhujtarëve me bagëtitë dhe të mbjellat, që Ai ua dhuronte, Allahu i Lartësuar tregon edhe mirësi të tjera të Tij, për t’i udhëzuar njerëzit që të jenë mirënjohës. I Lartësuari thotë: – “Është Ai që krijoi kopshte me...

140. Kanë humbur ata që i vrasin fëmijët e tyre nga marrëzia e padituria dhe, duke trilluar kundër Allahut, kanë bërë të ndaluar ushqimin që Allahu ua ka dhënë. Ata i janë shmangur rrugës së drejtë dhe nuk janë të udhëzuar.

   Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar nxjerr në pah edhe një herë mendjelehtësinë, arsyetimin e shëmtuar dhe humbjen e madhe ku ishin zhytur ata të mjerë. – “Kanë humbur ata që i vrasin fëmijët e tyre nga marrëzia e padituria dhe, duke trilluar kundër Allahut,...

139. Ata thoshin: “ Ajo që gjendet në barkun e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara“ . Por, nëse lindnin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) kishin pjesë në të. Ai do t’i ndëshkojë ata për këtë lloj gjykimi. Ai është i Urtë e i Gjithëditur.

– “Ata thoshin: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindnin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) kishin pjesë në të.“ – Konsumimi i pjellave të...

138. Ata thoshin: “Këto e këto kafshë dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, e nuk mund të ushqehemi me to, përveçse ata të cilëve ne ua lejojmë; këto kafshë janë të ndaluara për ngarkesë; këto janë kafshë që nuk theren me emrin e Allahut.” Të gjitha këto ishin shpifje ndaj Tij, prandaj Ai do t’i ndëshkojë për shpifjet e tyre.

– “Ata thoshin: “Këto e këto kafshë dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, e nuk mund të ushqehemi me to, përveçse ata të cilëve ne ua lejojmë; këto janë kafshë të ndaluara për ngarkesë; këto janë kafshë që nuk theren me emrin e Allahut’.” – “Këto bagëti...

137. Shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan vrasjen e fëmijëve të tyre, për t’i devijuar (nga e vërteta) dhe për t’ua ngatërruar besimin (e drejtë). Po të dëshironte Allahu, ata nuk do ta bënin atë, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.

– “Shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan vrasjen e fëmijëve të tyre, për t’i devijuar (nga e vërteta) dhe për t’ua ngatërruar besimin (e drejtë). Po të dëshironte Allahu, ata nuk do ta bënin atë …” – Mendjelehtësi tjetër e idhujtarëve ishte edhe...