Select Page

– “Ata thoshin: “Këto e këto kafshë dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, e nuk mund të ushqehemi me to, përveçse ata të cilëve ne ua lejojmë; këto janë kafshë të ndaluara për ngarkesë; këto janë kafshë që nuk theren me emrin e Allahut’.” – “Këto bagëti dhe këto prodhime të tokës – thoshin ata – janë të paprekshme, prandaj me to duhet të ushqehen veçse kategori të caktuara njerëzish.” Disa kafshë të tjera i ndalonin të përdoreshin për bartje, dhe ato i quanin “el ĥâm”.

Ndërsa me disa bagëti, ata nuk e përmendnin emrin e Allahut gjatë therjes së tyre, por përmendnin emrat e idhujve të tyre. Për të gjitha këto gjykime, ata nuk kishin asnjë bazë e argument tjetër, përveç logjikës së tyre të prishur. Gjëja më e shëmtuar e tyre ishte se këto vepra ata ia atribuonin Allahut, duke mashtruar se ishte Ai që i urdhëronte për diçka të tillë. Por, sigurisht, këto ishin shpifje dhe padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:

“Të gjitha këto ishin shpifje ndaj Tij, prandaj Ai do t’i ndëshkojë për shpifjet e tyre. – Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata për këto shpifje. Pretendimi se Allahu i kishte urdhëruar për idhujtari dhe ua kishte bërë haram ato gjëra të lejuara ishte një krim i tmerrshëm, që do t’i zhysë në ndëshkim të rëndë. Një kotësi tjetër e tyre ishte se, për disa deve të caktuara, ata gjykonin që pjellat e tyre ishin  haram për gratë dhe të lejuara për burrat. Ata thoshin: