Select Page

– “Ajo që ju është premtuar patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni atë.“ – Atë ditë, ju nuk do mund t’i shpëtoni dhe t’i fshiheni ndëshkimit të Tij. Ju jeni tërësisht në dorën e Tij dhe nuk mund t’i shpëtoni pushtetit të Tij. Profeti u urdhërua që t’i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një të vetëm, duke u sqaruar atyre të drejtat dhe përgjegjësitë, me të cilat ishin ngarkuar. Por shumë prej tyre refuzuan që t’u nënshtroheshin porosive të tij, duke parapëlqyer plotësimin e dëshirave të tyre dhe duke mos iu ndarë idhujtarisë. Atëherë, Allahu i Lartësuar lajmëron Profetin e Tij që t’u thotë: