Select Page

130. “O grumbull i xhindeve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar, që t’ju tregonin Argumentet e Mia dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite?” Ata do të thonë: “Po, dëshmojmë kundër vetes sonë.”. Ata i mashtroi jeta e kësaj bote. Prandaj do të dëshmojnë kundër vetvetes, se vërtet ishin mohues.

– “O grumbull i xhindeve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar, që t’ju tregonin Argumentet e Mia dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite?” – Nëpërmjet argumenteve dhe shpalljeve, Allahu i Lartësuar sqaroi me hollësi urdhrat dhe...

128. Një Ditë Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’u thotë): “O grumbull i xhindeve! Shumë keni marë (e devijuar) nga njerëzit!” Ndërsa njerëzit që ishin miq të tyre do të thonë: “Zoti ynë! Ne përfituam nga njëri-tjetri por ne e arritëm afatin tonë, të cilin Ti na e kishe caktuar.” Allahu do të thotë: “Zjarri është vendi juaj i banimit. Ju do të jeni përjetësisht në të, përveç nëse dëshiron Allahu.” Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur.

– “Një Ditë Ai do t’i tubojë të gjithë …” – Kjo është dita kur Allahu i Lartësuar do t’i tubojë të gjithë, njerëz dhe xhindë, të devijuarit dhe devijuesit. Të gjithë do të tubohen për të dhënë llogari. Allahu i Lartësuar u drejtohet me qortim xhindëve, të...